Presidenti Ilir Meta ndërmori ditën e sotme një sulm ndaj gazetës “TemA” pas denoncimit që kjo e fundit bëri lidhur me skemën skandaloze që kishte ngritur kreu i shtetit lidhur me dhënien e pasaportës shqiptare për shtetasit e huaj.
Për gazetarin Alfred Peza, ky është një sulm i turpshëm duke komentuar edhe mungesën e reagimeve nga kolegë gazetarë.“I turpshëm sulmi i Presidentit të Republikës, ndaj një media dhe gazetarëve.
Kjo është prova më ulëritëse e raporteve reale mes predikuesve të fjalës së lirë dhe shtypësve të saj të vërtetë.Solidariteti mes gazetarëve është marë peng nga ata që i kontrollojnë, ndaj nuk durojnë dot më asnjë zë kritik dhe media kundër tyre.Kurioz sesi do të ishte reagimi, nëse gjerat do të zhvilloheshin, nga krahu i kundërt.?”, shkruan Peza.(TemA)