Sonte do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së dytë në Grupet E, F, G e H në Ligën e Kampionëve. Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshjet e xhiros së dytë në Grupet E, F, G e H. Pa dyshim ndeshja kryesore e natës, por edhe e kësaj xhiroje do të jetë ajo në mes të Juventusit dhe Barcelonës. Dy gjigantët e futbollit evropian do t’i matin forca në duelin e tyre në Torino, në kuadër të Grupit G. Të dyja ekipet vijnë nga fitoret në duelet e para përkatëse, shkruan Gazeta Express.

Në Grupin H, Manchester United e kërkon fitoren e dytë sezonale kundër Leipzigut pasi paraprakisht e kishte mundur Paris Saint-Germainin. Gjiganti francez nga ana e tij do të mundohet t’i fitojë pikët e para sonte në Turqi kundër ekipit Istanbul Basaksehir.
Chelsea po ashtu llogarit në fitore në udhëtimin e tij, ku përballë do të ketë ekipin Krasnodar në Grupin E.

Ndërkaq, Lazio e Vedat Muriqit e Thomas Strakoshës në Grupin F, pas fitores ndaj Borussia Dortmundit, e viziton Club Bruggen. Gjermanët nga ana e tyre në këtë xhiro do të kenë punë me Zenit St. Petersburgun.