Qeveria qendrore shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Madrid, me qëllim për të kufizuar lëvizjen gjatë kësaj fundjave të Ditës Kombëtare dhe për të parandaluar përhapjen e virusit nga njëri prej qyteteve më të prekura në Evropë Me rritjen e vazhdueshme të numrit të infeksioneve dhe vi k ti m av e nga koronavirusi gjatë gjithë javës, Spanja në 24 orët e fundit regjistroi rreth 12.800 raste të reja dhe 241 jetë të humbura nga virusi. Niveli i infeksioneve të reja mbetet i lartë, por i qëndrueshëm. Vetëm në muajin e fundit, vendi ka raportuar 318 mijë raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në mbi 860 mijë.
Të premten e kaluar, vendi raportoi 11.325 raste të reja, dy javë më parë 12.272, ndërsa tre javë më parë vendi theu rekordin e mëparshëm të rasteve ditore me pothuajse 14.400 raste të reja. Rritja e infeksioneve të reja dallon ndjeshëm në secilin rajon spanjoll. Këtë javë, Madridi raportoi një rënie të ndjeshme të rasteve, ndërsa Katalonia dhe Andaluzia thyen rekorde në infeksionet e reja që kur vala e dytë shp ër th eu këtë javë. Nga ana tjetër, v d e k j e t po shënojnë një rritje të vazhdueshme. Gjatë javës së fundit, pothuajse 1 mijë vi k t i m a nga koronavirusi u konfirmuan në Spanjë.
Sipas Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA, në kokë banori Spanja aktualisht në botë renditet vendi i katërt për sa i përket v d e j eve nga COVID-19. Në shifra reale, me 32.929 v d e k j e të konfirmuara, ajo së fundmi tejkaloi Francën duke u renditur vendi i tetë me më shumë v d e k j e në botë. Që nga muaji qershor, vendi ka luftuar ligjërisht me vendosjen e masave efektive. Sot, qeveria qendrore shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Madrid, me qëllim për të kufizuar lëvizjen gjatë kësaj fundjave të Ditës Kombëtare dhe për të parandaluar përhapjen e virusit nga njëri prej qyteteve më të prekura në Evropë.
Më parë, një gjykatë hodhi poshtë disa masa që synonin të imponojnë të njëjtat kufizime. Sot një gjykatë në Aragon, një zonë tjetër e prekur rëndë, po ashtu rrëzoi masat për të kufizuar kapacitetin maksimal në bare dhe restorante.