Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherazi edhe Drejtuesja politike e PS për qarkun e Tiranës nuk i ndal ‘thumbat’ për ish deputetët e opozitës.
Pasi publikoi gafën e kryeopozitarit Basha gjatë konferencës për media, duke u shprehur se “6 në 4 biznese nuk nxjerrin më fitim”, ministrja e Shtetit ka vijuar këtë herë me një përmbledhje satirike, ku në fokus janë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe Sekretari i PD, Gazment Bardhi.
“10:3=3”-shprehet Kryemadhi dhe “12+35=37” shprehet nga ana tjetër Bardhi.
Ministrja Spiropali në videon e publikuar në rrjetet sociale, e cila është bërë menjëherë virale nuk ka nguruar aspak t’i vendos edhe një emër grupimit opozitar duke i quajtur “Aleanca aritmetike”