Kreu i grupi parlamentar “Demokraci dhe drejtësi”, Edmond Stojku në një intervistë për Report Tv ka folur për votën e tij dhe grupit të tij pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Stojku tha se ato ndryshime e hapin realisht listën 100 %, ndërsa në lidhje me akuzat se opozita parlamentare u shit tek Rama, Stojku tha se opozita parlamentare nuk ka qenë kurrë e bashkuar dhe nuk kanë folur kurrë në një zë pasi kanë pasur gjithmonë pikëpamje dhe koncepte të ndryshme.
“Unë personalisht mund të jemi në dakordësi jo vetëm me një mundësi të vetme, nëse kemi qenë dakord me dy mundësi dhe në fund zgjedhim njërin dhe kjo është zgjedhja e jona. Ky kod është pothuajse 100 % i hapur, e deklarojë këtë pa frikë. PD bëri votime në rreth me parimin “një anëtar një votë” dhe PS ka prezantuar platformën online ku secili të japi vlerësimin për çdo kandidat. Kjo ëhstë provë se lista nuk është e kryetarëve, por e anëtarëve dhe jo çdo gjë që thuhet është e vërtetë”, tha Stojku.
Në lidhje me ndarjen e opozitës parlamentare në votimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor, Stojku tha se ajo kurrë nuk ka qenë e bashkuar. Ndërsa sa për akuzat e Hajdari në Kuvend ku disa opozitës po bëhen pejsë pazarit me qeverinë Stojku tha se “për ato nivele nuk i marrë në konsideratë apo nuk hyn farë në konceptimin tim, zëre se nuk ekzistojnë”.
“Unë konstatoj se opozita parlamentare nuk ka qenë asnjëherë e bashkuar që përveç tyre grupeve ka dhe një duzinë deputetë të pavarur, nuk ka qenë bashkuar as në qëndrim, as ide dhe as në politikë. Nuk e kuptoj pse njerëzit çuditen apo faktorët politikë çuditën nga kjo gjë”, tha Stojku.
I pyetur se me kë do të bëjë koalicion PD, PS apo me opozitën në Kuvend, Stojku tha se është i prirur t’i bashkohet forcave të majta nga ka dhe brumin kjo parti. Sipas Stojkut nës mes grupit të tij parlamentar dhe PS bien dakord dhe kanë interes do të bashkëpunonte. “Normalisht është e drejtë që të bashkëpunojmë më mirë me PS pasi jemi në brumin tonë në krahun e majtë, nëse PS kanë interes dhe ne kemi interes dhe biem dakord pse jo të mos bashkëpunojmë”, tha Stojku.