Përdorimi i tepërt i medias sociale gjatë pandemisë është një parashikues i simptomave të depresionit, sugjeron një studim i ri nga studiuesit në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë dhe universitetin ”Jinan” në Guangzhou, Kinë.

Studimi, i botuar muajin e kaluar në ”Computers in Human Behavior”, anketoi 320 qytetarë që jetojnë në Wuhan, rreth mënyrës se si u aksesuan dhe ndanë informacionet shëndetësore me miqtë, familjen dhe kolegët në WeChat, aplikacioni më i njohur i medias sociale të Kinës. Gjithashtu në studim u përdor një shkallë stresi për të matur ankthin dhe depresionin duke u kërkuar pjesëmarrësve të vlerësonin thëniet si “ndjeva se jeta s’ka kuptim” dhe “pashë ëndrra shqetësuese për shpërthimin e koronavirusit”.

Bu Zhong, një profesor i gazetarisë në Penn State dhe bashkautor i studimit, theksoi se ”ekipi filloi të shqyrtonte efektet e përdorimit të mediave sociale në shëndetin mendor të njerëzve pasi Wuhani u bllokua për të frenuar përhapjen e koronavirusit”.

“Ne nuk e prisnim që kjo të bëhej një pandemi globale. Ne thjesht po mendonim se mund të zbulonim disa dëme të padukshme të shkaktuara nga shpër thimi. Në situatën në Kinë, mediet lokale nuk raportonin për Covid-19’’, shtoi ai.

”Nëse lexonim gazetën lokale dhe shikonim televizionin, nuk kishim asnjë informacion në lidhje me virusin. Kjo ka i bëri njerëzit jashtëzakonisht të stresuar dhe ata filluan të mbështeten me shumicë tek mediet sociale”, shtoi Zhong.