Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” ka ironizuar sulmin e presidentit Ilir Meta të ndërmarrë ndaj analistit Baton Haxhiu.
Teksa ka akuzuar Haxhiun duke thënë se për një vilë në Palasë është i gatshëm të shesë gjysmën e Kosovës e t’i dhurojë Serbisë, Tiranën e Sheshin e Flamurit në Vlorë, Baze i kujton se gazetari nga Kosova jeton në ish-vilën e Metës në Golem.
“Ky BibiBlushi Metës sot ka bërë sulmin e radhës ndaj gazetarëve.
Interesant është që akuzon Baton Haxhiun që do të blejë një vilë në Palasë dhe harron që Batoni jeton në ish-vilën e Ilir Metës në Golem. Me sa duket ka pasur plan t’i shesë vilën në Lalëz tani dhe është bërë xheloz”, shkruan Baze në rrjetin social Twitter.