Nga Brizida Gjikondi
I shëmtuar sulmi i Presidentit te Republikës ndaj Gazetës Tema.Është detyrë e mediave të japin lajme e të sjellin stuhi, shprehej Wilbur Storey.Ka kohë që Presidenti ka braktisur totalisht funksionet e tij,. Tashmë fushata e tij zgjedhore është agresive, selektive dhe sidomos e pandershme.
Kurrë nuk u ndje për problemet reale që ka shoqëria shqiptare, ska si të ndjehet.Trishtueshëm shralatanizmi është shndrruar në normalitet. Një politikë që gjeneron depresion dhe tragjikomedi nuk i duhet këtij populli të tej lodhur.
Sulmet idiote shpesh të ndërsjellta në nivelet më të larta të shtetit dhe politikës shqiptare kanë bërë që ajo që vdes më shumë të jetë shpresa.Kjo klasë politike lëkundet mes Burgut dhe Psikiatrisë dhe në pauzat ndërmjet shkarkon ferkalet e veta që më së shumti janë presion e pazar në shpirtat dhe jetët e shqiptarve.
Sulmi agresiv ndaj medias është i njohur sidomos në vënde ku sundon krimi i veshur me kollare, injoranca dhe sharlatanët.