Armando Broja vazhdon të tregojë se është një lojtar i nivelit të lartë.Nëse në kombëtare ai nuk arriti të gjejë rrjetën në disa raste të pastra, ndryshe bën me Viteshen.Sulmuesi ka gjetur rrugën e golit në ndeshjen e sotme ndaj Den Hag.Broja e nis ndeshjen si titullar dhe ka arritur t’i shpërblejë gjithçka trajnerit, duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 32-të.
Broja është gjendur në vendin e duhur, duke goditur saktë pas një kthimi të topit nga ana e portierit të Den Hag.Broja ka fituar duelin me dy mbrojtës kundërshtar dhe ka goditur saktë.Më pas në minutën e 71-të sulmuesi ka arritur të plotësojë dopietën dhe të kurorëzojë një ndeshje perfekte.Sulmuesi ka gjetur golin pas një inkursioni personal nga e djathta e zonës kundërshtare.
19-vjeçari kontrolloi shumë bukur topin dhe krijoi hapësirën për të lëshuar një goditje të kalibruar, e cila tundi rrjetën.Goli i tretë në katër ndeshje për sulmuesin, i cili sot po fiton i vetëm ndaj Den Hag.Broja u huazua merkaton e shkuar te Viteshe nga Çelsi dhe duket se ky ka qenë vendimi i duhur, pasi djaloshi po tregon një nivel shumë të lartë.
Sulmuesi ka gjetur rrjetën edhe më parë në miqësoret parasezonale.Një sinjal i qartë i talentit 19-vjeçar, që tregon se mungesa e golit në ndeshjet e kombëtares në Ligën e Kombeve është vetëm një “bllokim” momental dhe me paraqitjen e sotme ai tregon se është gati të marrë përgjegjësi në formacionin e Edi Rejës te kuqezinjtë.