Presidenti Ilir Meta i është kundërpërgjigjur menjëherë akuzave të bëra nga kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta i kujton Ramës “1 prillin”, ndërsa paralajmëron që mos të shkelet marrëveshja e 5 qershorit.
Meta thekson se nëse preket 5 qershori, do jetë në çdo shesh të Shqipërisë.“Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën. MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!
Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë.Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala.”-shkruan Meta.