Nga Endri Kajsiu/
Në refrenin e përsëritur të Lulzim Bashës, gjatë konferencave të përditshme të shtypit ku lexon po të njëjtat gjëra, nuk mungon asnjëherë një argument: ai i testimeve.
Në mundimin për të lexuar shifrat – dihet tashmë që udhëheqësit të PD dhe drejtuesve të lartë të asaj partie i nevojitet goxha përpjekje kur vjen fjala tek shifrat – Lulzim Basha, akuzon qeverinë Rama se nuk ka bërë sa duhet testime. Argumentin e mbështet duke shpikur grafiqe si ata të Bardh Spahisë. E krahason Shqipërinë me të gjitha vendet e botës, për numrin total të testimeve të kryera. Po çfarë “harron” të thotë Lulzim Basha dhe ekspertët e partië, kur përpilojnë këto akuza?
Kryetari i Partisë Demokratike nuk përmend një periudhë të rëndësishme të kësaj pandemie: mars-qershorin. Në këtë kohë, falë ndërhyrjes së menjëhershme të qeverisë për masat e izolimit, e zgjedhur si një strategji për frenimin e sëmundjes, shifrat e Shqipërisë ishin minimale. Pati ditë kur kishim vetëm 1 të infektuar në ditë. Aq e vërtetë është kjo, saqë pa dalë ende nga karantina, vetë Lulzim Basha zhvillonte mitingje në Durrës, në shkelje të ligjit, i “trimëruar” prej rënies së shifrave.
Dhe këtu dalim tek pyetja që hedh poshtë krahasimin e Bashës: Si mund të bënte Shqipëria, me jo më shumë se 30 infeksione në ditë, të njëjtin numër testimesh me Italinë, Francën apo Gjermaninë, ku virusi po bënte kërdinë në infeksione dhe në numër të vde kurish? Si mund të bëhet ky lloj krahasimi?
Fakti është që, pas qershorit kur shifrat e infeksioneve u hapën për shkak të daljes nga izolimi, qeveria shqiptare ka katërfishuar testimet. Që do të thotë se Lulzim Basha dhe të tijtë, krahasimin e tyre duhet të bëjnë pikërisht duke marrë parasysh këtë periudhë, dhe jo të bëjnë “tinëz” llogari dhe krahasime që janë absurde. Jo për gjë, po në fushën e llogarive dhe aritmetikës, nuk është se po u ecën shumë këto kohë.