Ditën e shtunë ish sheshi Shqiponja do të jetë i bllokuar për shkak të punimeve që po bëhen në atë zonë.

Për qytetarët rekomandohet që gjatë ditës së shtunë të përdorin rrugët alternative për të hyrë dhe për të dalë nga Tirana.

Ndërkohë pritet që të ketë një njoftim zyrtar se si do të devijohet qarkullimi rrugor.