Ndryshe nga takimi i parë, që u shoqërua me puthje dhe flirte, ky takim i dytë mes Arjonit dhe Teas, mund të konsiderohet si sqarues. Djali pyeti Tean se përse zgjodhi të dilte në një takim me Gracianon. Ndërsa Tea u shpreh se ia kishte premtuar djalit një gjë të tillë, e për këtë arsye ajo kishte menduar se ai ishte momenti i duhur për ta përmbushur.
Ndërkohë, Tea pyeti Arjonin se përse zgjodhi të dilte në takim me Anën, kur ende nuk kishin bërë takimin bashkë. Ai tha se që në hyrje ka deklaruar se Ana i duket interesante dhe do të dëshironte ta njihte. Nga krahu tjetër Tea u shpreh disi xheloze dhe theksoi se ky veprim nuk iu duk i përshtatshëm, duke qenë se linte pezull një takim të ri mes tyre.
Arjoni: Pse dole me Gracianon? Tea: Kisha lënë gjëra pezull me Gracianon. I kisha thënë që do ta ftoja dhe e ftova. Arjoni: Fatki që thua ia kisha premtuar, është diçka pak e pa arsyeshme, sepse nuk mund ta bësh një diçka për të mbajtur fjalën.
Tea: Për mua fjala e dhënë është shumë e rëndësishme. Mua më duket mungesë respekti. Të dalësh në takim, pa u regjistruar ende e jona. Unë nuk e prisja nga Ana që të ftonte ty. Arjoni: Por nga mua pse nuk e prisje, unë e kam thënë që Ana më duket interesante. Kjo i bie të dorëzohesh pa e nis ende luftën. Unë një gocë e dalloj kur ndjen apo jo diçka, ti ndjen për mua. Tea: Ndërsa unë tek ty marr sinjale të përziera.