Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shprehur solidarizimin e Tiranës me popullin turk dhe atë grek pas tërmetit që ra sot në mesditë. Përmes një postimi në Twitter, Veliaj thekson se lutjet tona u drejtohen miqve tanë në Izmir dhe Samos.
“Lutjet tona shkojnë për të gjithë miqtë tanë në Izmir dhe ishullin Samos. Tirana e njeh shumë mirë fuqinë shkatërruese të tërmeteve vdekjeprurës. Bëhuni të fortë,” shkruan Veliaj.