Prej shtatorit, në ekranin e Top Channel nisi transmetimi i “Për’puthen”, që nga një rubrikë e “E diell” u kthye në një emision të përditshëm. Përtej këtij fakti, një tjetër ndryshim në këtë sezonin televiziv u bë edhe në moderim, që iu besua Bora Zemanit. Largimi i kësaj të fundit nga “3shat”, emision që moderoi për dy sezone krah vëllezërve Veshaj, shkaktoi jo pak polemika asokohe.
Megjithatë, duket se Bora u përshtat shpejt me televizionin e ri dhe mesa kemi parë në rrjetet sociale po e shijon në maksimum eksperiencën në “Për’puthen”. Por, në çdo fushë ka edhe kritika dhe as moderatorja bukuroshe nuk u ka shpëtuar atyre, pasi shpesh është kritikuar për mosmenaxhim të situatave të ndryshme që lindin në emision. Së fundmi, një fans ia ka shprehur pakënaqësinë e tij në llogarinë e saj në Instagram, ku Bora ka postuar dy foto shkëputur nga emisioni.
“Më vjen keq, por s’di ta drejtosh këtë emision!”- ka shkruar ndjekësi. Ky koment i ka rënë në sy edhe Borës e cila ia ka kthyer: ” Mos të të vij keq fare. S’ke ç’i bën!”