Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili, ka replikuar me zëdhënësin e presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi lidhur me shtetësinë që i është dhënë Kim Mehmetit. Duke u fshehur pas patriotizmit, Petrit Vasili kerkon te justifikoje shefin e tij Ilir Meta me argumentin indirekt se dhe nese ka shkelje, ato jane bere per nje qellim te mire!
Megjithate kjo nuk e justifikon shkeljen e ligjit nga njeriu qe ka afer dy vjet qe shfaqaet tre here ne dite ne publik si “atlet” i mbrojtjes se Kushtetutes e ligjit. Dhe si e tille ndeshkohet kudo, perpos Shqiperise qe ende eshte pa drejtesi! Dhe meqe jane kaq te paster pse nuk zbatoi ligjin sikurse duhet, apo dhe ata si fubollisti afrikan “duheshin” “ferederuar” me urgjence!
Reagimi i Vasilit
“Replike e detyruar me Tedi Blushin!
Tedi pranoni qe keni gabuar!
Nuk forcohet siguria kombetare duke i dhene shtetesine Kim Mehmetit, qe lufton me pen?, me fjale dhe me shembullin e tij per ruajtjen e kufijve te Kosoves dhe te integritetit te shqiptarisë, sepse siguria kombetare forcohet e çimentohet vetem siç ben Batoni, qe i shet e copton brenda nates kufijte e Kosoves e ç’ti dale perpara.
Tedi, familjaret e deshmoreve te UÇK jane vertet nje rrezik real per sigurine kombetare, sepse jane mesuar te japin edhe jeten e te derdhin edhe gjakun per kufijte e Kosoves dhe per dashurine ndaj Shqiperise, nderkaq siguria kombetare rritet e konsolidohet vetem sic ben Batoni, qe ja zhduk kufijte Kosoves dhe i ben kryeqytet Beogradin shqiptareve kudo qe jane.
Ndaj i dashur Tedi pranoni qe keni gabuar duke besuar tek Kim Mehmeti dhe familjaret e deshmoreve te UÇK, sepse nuk na duhen patriotë si keta, por na duhen “luftetare dhe patriote” si Batoni, qe “lodhen” duke e shitur Kosoven e Shqiperine dhe nuk lodhen qe ti mbrojnë”, shkruan Vasili.