Nga Adriatik Doçi

Për ta kuptuar sa më thjeshtë: Në 10 vjet Bamir Topi dhe Bujar Nishani kanë dhënë 76 nënshtetësi shqiptare VIP në ‘kokën e tyre’. Në 3 vite, Ilir Meta ka dhënë 419 nënshtetësi në kokën e tij. Bëhet fjalë vetëm për nënshtetësitë e veçanta, si përjashtim nga ligji, për interes kombëtar, pa propozim dhe pa plotësuar kriteret, parashikuar në pikën 7 të nenit 9 të ligjit të ’98.

Topi-Nishani u kanë dhënë nështetësi të tilla personaliteteve si; Adem Demaçit, Majlinda Kelmendit, Eliza Dushkut, James Belushi etj. Ilir Meta u ka dhënë nënshtetêsi këngëtarëve të dasmave dhe tallavasë, njerëzve të mejhaneve, kr imit, korrupsionit etj., sikur të ishin heronj dhe asete kombëtare.

Investigimi tregon se Meta ka p ë r dh o s u r Kushtetutën, Presidencën dhe ligjin, duke ce nuar sigurinë kombëtare dhe madje provokuar bllokimin e procesit të integrimit (do dalin letrat). Po pse? Çfarë e ka shtyrë? Sa euro është paguar për të marrë një nështetësi? Kush i ka bërë letrat? Kush është sekseri? Sa ka marrë Meta për të firmosur? Letrat janë aty. SPAK, zgjohu!