Severin Luthi, trajneri historik i tenistit Roger Federer, në një intervistë për “Blick” tha se numri 4 në botë do të jetë gati për grand slam të Australian Open.
“Sa më shumë kohë kalon dhe ne presim aq më shumë gjëra dimë edhe për të ardhmen. Nëse turneu i Australian Open do të zhvillohet normalisht, atëherë Roger do të jetë i pranishëm”, tha Luthi. Duke folur për përgatitjen e Federer dhe gjendjen e tij, ai shprehet:
“Deri më tani çdo gjë ka shkuar sipas planifikimit. Federer nuk është ende në 100% të formës. Tenisi po nis të zërë gradualisht shumicën e kohës së fazës së rikthimit në fushë. Herë pas here Roger kthehet në fushë. Gjithsesi, turneu është ende shumë larg, nuk duam të nxitohemi”, tha Luthi.