Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja ka mbushur sot 75 vjeç por fati e do që ta festojë në Kazakistan së bashku me ekipin e kombëtares kuqezi. Pavarësisht festës së italianit, kombëtarja shqiptare nuk ndal programin dhe ka dalë në stërvitje në Almati për një seancë të lehtë, kryesisht ushtrime me top dhe pak ngarkesë fizike.

FSHF konfirmon se gjithë ekipi është në gjendje të mirë dhe janë gati për sfidën e nesërme në transfertën e rëndësishme ndaj Kazakistanit.