Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se “Zona e 5 Majit, e stigmatizuar dikur si bregu i lumit do kujtohet si një simbol i ndryshimit të madh”. “Do jetë një nga lagjet më moderne që do ketë kryeqyteti, e jo vetëm. Kjo është shumë më shumë se një lagje, e konceptuar si një qytet më vete ku do akomodohen 11 mijë familje. S’do jetë një koncept i një lagje të lënë pas dore në periferi të Tiranës por do jetë një nga 4-5 qendrat e reja të qytetit”, theksoi Ahmetaj.
Sipas ministrit të Rindërtimit, në këtë kantier do angazhohen mbi 1600 të punësuar. Ahmetaj bëri me dije gjithashtu se në këtë zonë do të jetë ndërtesa e përbashkët e Tatim-Doganave dhe një gjimnaz i ri.