Portugalia dhe Juventusi u tronditën ditën e djeshme pasi nga rezultatet e tamponeve të kryera së fundmi te kombëtarja luzitane, rezultoi se Cristiano Ronaldo është infektuar me COVID-19. Menjëherë sulmuesi është izoluar dhe tashmë pret të shërohet pasi është asimptomatik dhe në gjendje perfekte. Së fundmi, kanë dalë edhe disa foto ku tregojnë Ronaldon në karantinë.

Portugezi shihet i vetëm në hotelin e ndërtuar për ekipet kombëtare të të rinjve, në qendrën stërvitore të përfaqësueseve të Portugalisë. Lojtari shfaqet në foto në ballkon, duke ndjekur stërvitjet e ekipeve komëbtare që zhvilloheshin para syve të tij. Portugezi nuk ka ngurruar as të bëjë shenjë se gjithçka ishte në rregull para aparateve fotografike, ndërsa shfaqej i buzëqeshur në ëto momente, si për të treguar se nuk e kishte përjetuar në mënyrë dramatike këtë infeksion.