Shefja e Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino në një komunikim online me gazetarët është shprehur se ka kaluar një formë të rëndë të COVID-19, ndërsa tashmë është drejt rikuperimit. Bino po ashtu ka bërë një apel ndërgjegjësues për qytetarët duke treguar se koronavirusi nuk është grip. Ajo shtoi se COVID-19 është sëmundje serioze e cila ka disa forma më të rënda.

Gjithashtu Bino bën apel që qytetarët të vaksinohen pasi vaksina ndaj gripit është e nevojshme pasi në këtë mënyrë mund të parandalohet prekja në gripi dhe nga koronavirusi.

“COVID-19 nuk është grip dhe gripi është një sëmundje serioze, por covid-i është edhe më serioze, pasi ka disa forma të rënda të vetat. Unë kalova formë të rëndë të COVID-19, por erdha në kohën e duhur në spital. Qe të parandalojmë të prekemi nga gripi dhe nga COVID-19 është i nevojshëm vaksinimi ndaj gripit. Unë jam ende në spital dhe po rikuperohem. Jam në gjendje më të mirë. Jua rekomandoj të gjithëve të vaksinohen”, është shprehur Bino.