Ish-deputetja e LSI Silva Caka i ka hapur derën ish deputetit të Partisë Demokratike Klevis Balliu i cili u kontestua masivisht nga demokratët e Pogradecit.
Sipas Cakës ai është një vlerë e shtuar për çdo forcë politike dhe se do të ishte një figurë kyçe për Lëvizjen Socialiste për Integrim. E ftuar në Report TV, në emër të LSI ajo tha se Balliu po mirëpritet në atë forcë politike.
“Emrat e skualifikuar nga PD kanë kontribut në parti. Për shumë nga të skualifikuarit qytetarët kanë kërkuar kthim. Ne kemi pasur një proces deri diku të ngjashëm por me diferenca me PD.
Ende është në vazhdim dhe nuk është përfunduar. Ne nuk kemi zhvilluar end ekonventën kombëtare. Ne kemi dhe një proces shtesë që është ai i vettingut. Deri tani vettingu nuk ka nxjerrë probleme.
Patjetër që e mirëpresim. As LSI as PD sdo ti bënte keq një figurë as si Silva Caka dhe as si Klevis Balliu.
Secili e ka bërë një zgjedhje dhe këto janë thjesht zëra për të krijuar njëlloj amullie brenda opozitës. Më vjen keq që më duhet të jap një përgjigje për një person që se konsideroj fare (për Halit Valterin)“, ka thënë ajo.