Mide Dumani kishte 6 vite që e priste momentin të përqafonte të birin Endrin të cilin bashkëshorti Shkëlzen Dumani e mori dhe e çoi në Siri bashkë me motrën e tij Evën në shkurt të vitit 2014. Endri ishte totalisht i mpirë, pa fjalë në këtë ri-takim për të cilin po flitet dhe po komentohet shumë . Përgjigja më e mirë për të kuptuar këtë moment janë fjalët e pakta të Endrit, por që tregojnë shumë. Ai foli për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, tek sa ishte nisur nga Bejruti për në Tiranë, ku e priste nëna dhe daja Xhetan Ndregjoni që nuk u lodh kurrë për ta kthyer në shtëpi.

Muhamed Veliu: Endri ne po shkojmë për në Shqipëri. A e mendoje që një ditë do të largoheshe nga kampi dhe do të riktheheshe tek nëna në shtëpi? Muhamed Veliu: Kush ta kishte thënë që do shkoje në Shqipëri? Endri Dumani:Kemi pas fol më parë me dajën tonë Xhetan. Kemi pas fol përpara. Muhamed Veliu: Kur ishe në Al Hol me çfarë merreshe, me çfarë luaje? Endri Dumani: Luaja top me shokët ose ndonjë gjë. Muhamed Veliu: Si ishin kushtet, si ishte ushqimi? Endri Dumani: Ushqimi krejt mirë. Gjojna të mira. Veçse çadra aty fuste ujin përditë.

Muhamed Veliu: Kush kujdesej për ty, gjyshja me motrën? Endri sot 13 vjeç shpëtoi nga kampi i ferrit Al Hol. Por mundësinë e riatdhesimit nuk e shfrytëzoi e motra, Eva. Muhamed Veliu: Kur e ke takuar Evën motrën për herë të fundit? Endri Dumani: Përpara se të na merrnin. Muhamed Veliu: Çfarë të tha Eva? Endri Dumani: Vetëm më takoi më uroi. Muhamed Veliu: Përse Eva nuk deshi të vinte? Endri Dumani: Nuk e di. Kishte frikë. Muhamed Veliu: Frikë që të vinte në Shqipëri nga kush e kishte frikën? Endri Dumani: Nuk e di nga kush. Muhamed Veliu: Ku është Eva tani në Al Hol? Muhamed Veliu: Me kë po rri Eva atje? Endri Dumani: Me ato gratë shqiptare që njeh. Muhamed Veliu: Po Evës kur të flasësh në telefon a do tja mbushës mendjen të vijë në Shqipëri? I bëjmë Endrit disa pyetje për të kuptuar se çfarë ndikimi ka patur tek ai babai, Shkëlzen Dumani i v r a r ë në Siri më 5 Nëntor 2014. Muhamed Veliu: Po babi çfarë të thoshte për luftën? Endri Dumani: Nuk më thoshte gjë se vetëm vinte dhe ikte Muhamed Veliu: Kush ta tha lajmin që babi u vra në luftë? Endri Dumani: Burri Muveltizes. Lavdrimi ai shqiptari. Endri Dumani: Tha që ka ndërruar jetë mos u mërzisni. Muhamed Veliu: Tek v a rr i babit ke qenë?

Si çdo fëmijë Endrit nuk i mungojnë dëshirat paçka se jo për faj të tij fëmijëria ju kthye në vuajtje. Muhamed Veliu: Çfarë do që të bësh në Shqipëri a do të shkosh në shkollë. Endri Dumani: Nuk e di. Ehë… Muhamed Veliu: Ke qejf të shkosh në shkollë?