Një grua kishte tentuar të udhëtonte me avion nga aeroporti i Londrës, “Heathrow” me pesë valixhe plot me para, që kapnin vlerën e 2.8 milionë eurove. Ajo u akuzua për pastrim parash.

Tara Hanlon u ndalua nga policia në minutën e fundit, pasi zyrtarët e policisë kur kishin kontrolluar valixhet e saj, kuptuan që ajo kishte një shumë të majme me para. Kjo shumë është shuma më e madhë e cila është konfiskuar nga dogana e Britanisë së Madhe gjatë këtij viti.