Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së përmbylli dje procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore e tashmë lista do ti dorëzohet kruyetarit dhe Zv. kryetarit.Nga 3593 kandidatë të propozuar, në listën përfundimtare janë 326 kandidatë. Kujtojmë se mes të skulifikuarve është dhe Ervin Salianji dhe Endri Hasa. Kurse ish-deputeti Flamur Noka i cili u përfol se është hequr nga lista, i ka hedhur poshtë këto zëra, duke thënë se nuk është skualifikuar. Në një prononcim për gazetaren e Report Tv Daniela Maloku, ai ka thënë se nuk është e vërtetë.

Përjashtimi i disa kandidatëve është bërë bazuar në disa kritere, se sa të aftë ishin për të maksimalizuar votën. Një tjetër kriter është edhe vota kundër gjatë fazës së parë të votimit, pasi kujtojmë se në disa qarqe ka patur vota kundër për disa kandidatë.Të gjithë emrat qe janë përjashtuar në këtë fazë nuk do të jenë pjesë e listës finale të kandidatëve për deputet të PD, që mund të sjellë surpriza të tjera.