“Unë quhem Francesco Totti” ka bindur publikun.
Filmi dokumentar i Alex Infascelli mbi jetën dhe karrierën e ish-kapitenit të Roma-s ka patur një sukses të madh dhe ka arkëtuar 600.00 euro në tri ditë.
Një rezultat i rëndësishëm, duke marrë parasysh se dalja e filmit në salla ishte programuar në tri ditë pushimesh dhe, mbi të gjitha, emergjencën shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19 që po kushtëzon mbushjen e sallave në kohët e fundit.
Box Office konfirmon: historia e Francesco Totti-t vazhdon të dhurojë emocione.