Ushtarakët në lirim dhe në rezervë janë aset i vyer i Forcave të Armatosura.
Kështu deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë takimit që zhvilloi sot me ushtarakët në lirim dhe në rezervë. “Falenderim e mirënjohje për të gjithë ushtarakët e ish-ushtarakët, që pavarësisht nëse janë ose jo pjesë aktive e FA janë angazhuar me përkushtim e profesionalizëm në çdo sfidë të emergjencave civile”, u shpreh Xhaçka.
Ministrja gjithashtu theksoi se kontributi i tyre është i mirëpritur në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile e në çdo strukturë të FA-ve. “Në takimin me Grupimin e Ushtarakëve në lirim dhe në rezervë, bashkë me kolegun Damian Gjiknuri theksuam se, kontributi i tyre është i mirëpritur në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile e në çdo strukturë të FA, dhe do të vazhdojë të vlerësohet nga qeveria shqiptare për vetë disiplinën dhe përgjegjshmërinë që karakterizon secilin prej tyre”,- tha Xhaçka.