Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar procesin e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë në PD, duke theksuar nga Njësia 7 se, ata që vetting-u i nxjerr nga dera, PD-ja i fut nga dritarja.

“Kush mendonte një ditë që do ikte Gjin Gjoni? Po qeshin të gjithë, por kush e mendonte? Dukej komplet e pamundur. Ata dukeshin si një b a nd ë që nuk mund ta çante dot njeri. Por, sistemi i drejtësisë po fillon të funksionojë! Dhe kjo ishte dhe çudia më e madhe. Për t’u dis kr etituar se sa të lidhur ishin me politikën e mbrapshtë, gjyqtarët që heq vetingu kandidojnë për Partinë Demokratike. Këta as nuk mundohen ta fshehin prapësinë. Këta janë të rritur, të vaksinuar, kanë drejtuar shtetin, kanë s hk atë r ru a r drejtësinë dhe nuk u skuqet cipa fare dhe i kandidojnë për deputetë, i fusin nga dritarja ata që sistemi i vetting-ut i n xo rri me sh qe lma nga dera”, deklaroi Veliaj.