Botuesi i gazetës “TemA” publikon një video në të cilën shihet presidenti i Republikës Ilir Meta, duke kënduar këngë patriotike në Dibër. Me tryezën e mbushur plot, Meta është në kulmin e haresë, fakt ky që nuk i ka shpëtuar gazetarit Baze, i cili ka bërë ironi me patriotizmin e kreut të shtetit.

“Presidenti duke i dhënë zemër vetes me këngë patriotike nën shoqërinë e klientëve të tij. Presim shpjegime tani kush janë këta patriotë”, shkruan Baze në adresën e tij në rrjetin social.

Komentuesit e shumtë konvergojnë në një pikë: Meta është në fshatin e gruas dhe aty edhe gomerët i duken të bukur!