Gazetari Mero Baze ka ironizuar gjendjen e rënduar të presidentit Ilir Meta mbrëmjen e sotme për shkak të konsumimit të lartë të alkoolit. Teksa i publikon momentin kur kreu i shtetit humbi fillin duke ngatërruar edhe himnin kombëtar, botuesi i gazetës “TemA” shkruan:

“Ky thotë që ka idhull Isa Boletinin, Vojo Kushin, Ismail Qemalin, Margarita Tutulanin… Se dija që i kemi pasur gjithë heronjtë pijanecë”, ironizon Mero Baze. Më herët, Meta shkroi në rrjetet sociale se adhuron Isa Boletinin, Avni Rustemin, Vojo Kushin, Mujo Ulqinakun, Margarita Tutulanin dhe gjithë Heronjtë e kësaj toke.