Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci, ka thënë se Holanda e respekton dhe i frikësohet Italisë, pas barazimit 1:1 në Ligën e Kombeve të mërkurën. Lorenzo Pellegrini e kaloi Italinë në epërsi para se Donny van de Beek ta barazonte rezultatin, por ajo që i habiti të gjithë ishte ndryshimi taktik i trajnerit të ri të Holandës, Frank de Boer.
De Boer e braktisi formacionin e zakonshëm 4-3-3 për të luajtur me një formacion 5-3-2. “Kjo nënkupton se ata na respektojnë dhe na e kanë frikën”, tha Bonucci për Rai Sport. “Pavarësisht ndryshimit të tyre taktik, ne prapëseprapë krijuam raste të panumërta. Sa keq që nuk i morëm tri pikët, sepse do të ishin shumë të rëndësishme këtë mbrëmje”, shtoi ai.