Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzimet për hapjen e kinemave të cilat kanë qëndruar mbyllur për gati 7 muaj. Disa nga rregullat janë se rezervimi i biletave mund të bëhet vetëm online.

Sipas MSH, asnjë klient me temperatura mbi 37.5 gradë Celsius nuk do të lejohet të hyjë në kinema. Për më tepër nga shfaqja në shfaqje do të ketë pushim jo më pak se 15 minuta për të kryer pastrimin dhe ventilimin e duhur.

Po ashtu distancimi fizik do të jetë 1.5 m nga çdo klient teksa nuk lejohet ushqimi dhe pijet në kinema.