Pas publikimit të skandalit të presidentit me dhënien e nënshtetësive personave të inkriminuar, komisioni i sigurisë kombëtare në parlamentin e Shqipërisë ka thirrur në një seancë dëgjimore gazetarin e Shqiptarja.Com e Report Tv, Adriatik Doçi.

“Kërkojmë zhvillimin e një seance dëgjimore për njohjen e fakteve të bëra publike nga gazetari Adriatik Doçi, lidhur me çështjen e dhënies së shtetësive nga ana e presidentit të Republikës, Z. Ilir Meta. Në disa qëndrime publike të tij në Top Talj si dhe shkrimet e tij të botuara në gazetën Shqiptarja.com është informuar që presidenti i Republikës ka dekretuar dhënien e shtetësisë në shkelje të ligjit, konkretisht: -Dhënien e shtetësisë në formë të përshpejtuar për persona të inkriminuar, një prej të cilëve sipas tij ka ktyer 5 vrasje në Kosovë. Këtij personi i është dhënë shtetësia shqiptare, pasi është konsideruar nga presidenti Meta si aset kombëtare.

-Dhënien e shtetësisë edhe për shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë që ka kryer një sërë veprimesh të paligjshme në vendin e tyre.. -Fshirjen e dekreteve për dhënien e shtetësisë në faqen e Presidencës. -Botimin në Fletoren Zyrtare të një dekreti për dhënien e shtetësisë shqiptare brenda disa orëve të futbollistit Cobina”, thuhet në dokument.