Dashi: Kemi mbërritur në gjysmë të tetorit dhe deri tani gjithçka duket se ka shkuar mirë. Megjithatë, gjatë javës do të kaloni disa vështirësi. Dy, tri ditët e para do të jenë pozitive, më pas, më datë 16 dhe 17 tetor do të keni probleme në sferën e dashurisë. Edhe në aspektin profesional duket sikur diçka nuk ecën si duhet, por mos u shqetësoni, sepse bëhet fjalë për një situatë kalimtare. Këto kohë keni pasur probleme financiare, prandaj është e këshillueshme që të bëni punë shtesë.
Demi: Pritet që në përgjithësi kjo të jetë një javë e mbarë për të lindurit e shenjës së Demit. Edhe pse në fillim do të besoni të kundërtën, më vonë do të ndërroni mendim. Beqarët do të kenë telashe në dashuri, kurse çiftet e konsoliduara do të gjejnë sërish romancën mes tyre. Nuk është e këshillueshme që rreth datave 15 dhe 18 tetor të lini takime me të panjohur, të ndërroni vendbanim apo të nënshkruani kontrata të rëndësishme. Puna duket se do t’ju ecë mirë, por kujdes të mos stërmundoheni.
Binjakët: Këtë javë fati nuk do të jetë në anën tuaj. Në aspektin financiar do të keni nevojë për një mbështetje të fortë. Shmangini këto kohë investimet në bursë apo tjetërkund. Pritet që më datë 17 tetor të keni mosmarrëveshje me partnerin. Për fat, në aspektin profesional çdo gjë do të shkojë mirë dhe mund të themi se e meritoni një pushim. Yjet ju këshillojnë që gjatë kësaj periudhe të bëni kurse kualifikimi.
Gaforrja: E kotë ta fshehim, juve ju pëlqen të bëni pazar. Merreni veten me të mira dhe mos u kurseni në këtë drejtim. Blini një telefon të ri, ose ndoshta një televizor. Në dashuri jo gjithçka do të shkojë mirë. Mos u shkurajoni, por prisni, se ditë më të mira do të vijnë në javët në vazhdim. Kini parasysh se nuk është gjithmonë faji juaj nëse diçka nuk shkon mirë.
Luani: Faturat e larta që duhen shlyer dhe llogaria e boshatisur në bankë, ju japin përshtypjen se nuk keni shpëtim për situatën tuaj financiare. Por në fakt gaboheni. Keni mundësi të shumta për t’ia dalë mbanë. Provoni të filloni një aktivitet tregtar apo të bëni punën e ëndrrave tuaja. Ata që nuk kanë një diplomë, mund ta sigurojnë duke dhënë provimet në internet. Mund t’ju hyjë gjithmonë në punë. Gjendja juaj e rënduar shpirtërore do të reflektohet edhe te partneri dhe familja.
Virgjëresha: Të lindurit e kësaj shenje do të kenë fat në dashuri. Kushtojini rëndësi pamjes suaj të jashtme. Blini rroba të reja, frekuentoni më shumë palestrën, sepse përveçse që do të dukeni më të bukur në sytë e partnerit, është diçka që do t’ju ndihmojë shumë, sidomos për t’ju rritur vetëvlerësimin. Pritet që tek-tuk të keni ndonjë mosmarrëveshje me kolegët në punë, por mos u shqetësoni, sepse deri javën tjetër gjithçka do të jetë sqaruar.
Peshorja: Nga data 12 deri më 17 tetor, do t’ju duket sikur po përjetoni një ëndërr. Gjithçka do të shkojë ashtu si ju dëshironi. Do të jeni me shumë fat si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. Bëni kujdes ama në fundjavë, sepse mund të zgjoheni nga kjo ëndërr e bukur. Do të keni zënka me partnerin dhe ndoshta do të merrni një lajm të keq nga puna. Por mos u shqetësoni, sepse do të arrini të zgjidhni gjithçka dhe të dilni fitimtarë.
Akrepi: Gjatë këtyre ditëve do të keni probleme financiare dhe është e vështirë që kjo të ndryshojë në një të ardhme të afërt. Mund të ishte ide e mirë të kërkoni një hua, por më parë duhet të siguroheni si ta shlyeni atë. Në fillim duhet t’i përvisheni mirë punës, më pas të vilni frytet. Një i afërmi juaj duket se po vuan për shkak të një situate delikate. Ka ardhur momenti që t’i gjendeni pranë.
Shigjetari: Beqarët mendojnë se kanë gjetur njeriun e duhur për ta, por gaboheni. Do të keni zënka gjatë këtyre ditëve me dikë, që e keni njohur vetëm prej pak kohësh dhe që do t’ju bëjë të vuani shumë. Në aspektin profesional pritet që të keni rritje në detyrë apo rritje rroge, por jeni të sigurt se kjo punë ju bën vërtet të lumtur? Ata që janë në kërkim të një pune të re, së shpejti do të marrin një telefonatë të rëndësishme dhe të papritur.
Bricjapi: Tashmë jeni mësuar me ndryshimet në jetën tuaj. Jeni të ndërgjegjshëm për aftësitë që keni, por kjo nuk mjafton. Duhet të veproni në të mirë të interesit tuaj. Në dashuri do të keni ulje dhe ngritje, por përpiquni të ruani qetësinë dhe përqendrimin, në mënyrë që të arrini ato që dëshironi vërtet. Fati do t’ju ndihmojë në aspektin financiar. Ndokush prej jush mund të fitojë një shumë të mirë parash.
Ujori: Jo vetëm kjo javë, por i gjithë muaji tetor do të jetë i vështirë për ju. S’ju mbetet veçse të prisni fillimin e muajit tjetër, i cili do të jetë pa dyshim më i mirë. Deri atëherë duhet të bëheni të fortë. Në dashuri do të përballeni me të shkuarën dhe kjo do t’ju lëndojë. Duhet të keni nerva të forta dhe të gjeni kurajën për të thënë gjithçka mendoni. Edhe në aspektin profesional nuk do t’ju ecë fort mbarë. Do t’ju duhet të prisni dhe disa kohë përpara se të gjeni një punë të re.
Peshqit: Një siklet fizik ju shqetëson tashmë prej disa kohësh. Duhet të shkoni patjetër te një mjek apo te një fizioterapist. Reflektoni për objektivat që do t’i vini vetes dhe për atë që dëshironi në të vërtetë. Në fundjavë një mik do të ketë nevojë për ju. Me siguri që ai nuk do t’ju kërkojë ndihmë, por ju takon ju t’ia jepni. Në punë duket se gjithçka do të shkojë mirë, por një mosmarrëveshje e vogël me një klient mund të prishë raportin që keni me të.