Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti deklaroi sot se “është fakt që qeveria dhe Partia Socialiste hoqi TVSH-në dhe tatimfitimin për biznesin e vogël”.
“Me biznesin e vogël, pranë biznesit të vogël. Fakt që qeveria dhe Partia Socialiste zeroi tatimin deri në 14 milionë lekë të reja dhe zero TVSH deri në 10 milionë lekë të reja xhiro”, tha Gjylameti.

Ajo theksoi se “asnjë opinion nuk do të mund faktin e madh që do konfirmohet në çdo kuti votimi në 25 prill, ku Partia Socialiste do të marrë mandatin e tretë qeverisës për t’i dhënë sprint ekonomisë së çdo familje shqiptare”.