Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu bëri një deklaratë të fortë sonte në ‘Open”, ku po diskutohet për zgjedhjet e brendshme që ka zhvilluar Partia Demokratike.
Sipas Spahiut në këto zgjedhje janë përjashtuar të gjithë emrat e themeluesve të PD-së, si dhe këto zgjdhje kanë përçarë opozitën.
“Unë kam qenë student i dhjetorit. Kam një listë të themeluesve të PD-së. Në këto zgjedhje janë përjshtuar të gjithë themeluesit. Gjithashtu këto zgjedhje kanë krijua përçarje te opozita.
Lulzim Basha më zgjedjet i tregon se ka 6 mijë kandidatë LSI-së. Pra Basha i bën presion LSI-së për listën”, tha Spahiu.