Pamjet e mësipërme janë shkrepur mëngjesin e sotëm dhe tregojnë shtëllungat e tymit që duken nga i gjithë Elbasani. Ato janë shtëllungat e tymit të servisit dhe pikës së pjesëve të këmbimit për makinat që është përshirë nga flakët dhe vijon të digjet dhe momentalisht,.

Shkaqet e zjarrit në servis nuk dihen ende, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se në garazhin e servisit kanë qenë dhe dy automjete të cilat janë djegur gjithashtu. Biznesi ndodhet në rrugën Elbasan-Ish kombinati Metalurgjik. Aktualisht në vendngjarje janë tre makina të zjarrfikëses dhe po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll e më pas për të shuar flakët.