Sky Sport Italia ka treguar që dyshja e Milan, Zlatan Ibvrahimovioc dhe Leo Duarte janë ende pozitivë për COVID-19 pasi janë ritestuar sot Në orët e fundit rezultatet e testeve të lojtarëve të cilët nuk kanë udhëtuar me skuadrat Kombëtare kanë dalë negativ, por Duarte dhe Ibrahimovic ende janë pozitidvë me koronavirus.
Milan do të përballet me Interin në “Derby della Madonnina” më 17 tetor dhe rrezikon që mos të luajë pa sulmuesin më me minfluencë, i cili është jashtë fushava shkaku i virusit që prej ndeshjes se rrethit të tretë të Europa Ligë, Bodo/Glimt. Kuqezinjtë nuk janë të vetmit që kanë problem me koronavirus para ndeshjes së rrethi tjetër të Serie A, është Genoa që është skuadra më e goditur, ku pritet që të udhëtojnë në Verona me skuadrën e të rinjve pasi që ndeshja e paraparë më 18 tetor nuk ka shkuar si është planifikuar.
Në kampin tjetër të derbit të Milanit, Interi ka probleme me fitnesin e Alessandro Bastonit dhe Milan Skriniarit. Dy mbrojtësit janë testuar pozitivë me koronavirus dhe Bastoni është tërhequr nga skuadra e grupmoshave të Italisë U21 kurse këtë javë është rikthyer në Milan. Skriniar, në anën tjetër, do të jetë në karantinë për dy javë në Sllovaki pasi që edhe në testin e dytë ka dalë pozitiv.