Edhe zyrtarisht, tashmë Sergiño Dest është lojtar i Barcelonës. Tashmë është zyrtare. 19-vjeçari, Sergiño Dest, është transferuar nga Ajaxi te FC Barcelona. Lajmin e ka konfirmuar klubi katalunas përmes një video të publikuar në ‘Twitter’, ku lojtari tashmë ka zbritur në ‘Camp Nou’.

Barça ka vuajtur për mbrojtës të krahun të djathtë që prej largimit të Dani Alves dhe tani me Dest, që pëlqehet shumë nga Ronald Koeman, shpreson të ketë bërë një zgjedhje të paktën për një dekada. Barça ka paguar 20 milionë euro plus pesë të tjera bonuse për 19-vjeçarin. Dest ka nënshkruar kontratë me Barcelonën deri më 2025.