Të rinjtë e sotëm janë të angazhuar dhe të gatshëm për të luftuar, por shumë po luftojnë me dezinformimin që marrin nga të rriturit, tha aktorja.

Koha e kaluar në karantinë me gjashtë fëmijët e saj, për aktoren e Hollywood-it Angelina Jolie ka qenë shumë produktive. Përveçse ka shkruar një ese, duke punuar në promovimin e një filmi të ri, por gjithashtu duke u siguruar që fëmijëve nuk u mungon asgjë në këtë kohë pandemie, Angelina ka pasur një bashkëpunim interesant me “Amnesty International”.

Siç zbuluan drejtuesit e kësaj organizate humanitare për të drejtat e njeriut në profilin zyrtar në Instagram të “Amnesty International”, aktorja hollivudiane dhe aktivistja e madhe po punon me ta në një libër të ri.

Libri pritet të dalë në treg në shtator të vitit të ardhshëm, me titull ‘Know Your Rights (And Claim Them)’, i cili ka për qëllim që të rinjtë të kuptojnë se cilat janë të drejtat e tyre themelore të njeriut.

“Të rinjtë e sotëm janë të angazhuar dhe të gatshëm për të luftuar, por shumë luftojnë me dezinformimin që marrin nga të rriturit, mungesën e vetëdijes për të drejtat e tyre, si dhe mungesën e njohurive se si t’i përdorin të drejtat e tyre, duke i zbatuar ato në vendin dhe rrethanat në të cilat jetojnë. Ne duhet t’u japim atyre mjetet për t’i forcuar ata për luftën dhe për t’i forcuar ato”, tha Angelina Jolie