Greqia do të marrë mbi 25 milionë doza vaksine kundër Covid-19, tha Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis sot, dhe siç raporton Protothema, ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët grekë. Sipas tij, furnizimi i dozave të para të vaksinës priten në fillim të vitit 2021.
Duke iu referuar planit të vaksinimit, ai theksoi se “strukturat e veçanta në Kujdesin Shëndetësor Parësor do të zhvillohen në të gjithë vendin në mënyrë që të mund të zbatojmë këtë vaksinim masiv. Dhe sigurisht që do të ketë ekipe të lëvizshme që do të vaksinojnë qytetarët të cilët për arsye të ndryshme nuk mund të lëvizin “. Por kryeministri grek theksoi se ky lajm nuk duhet të shkaktojë gëzim para kohe, dhe të çojë në neglizhimin e masave kufizuese që frenojnë përhapjen e virusit.
“Do të bënim një gabim të madh nëse ky sukses i madh i shkencës me zbulimin e vaksinës, do të na çonte në vetëkënaqësi të shtuar. Duhet bërë e kundërta që është e saktë. Tani që e dimë që ka dritë në fund të tunelit, tani që jemi pothuajse të sigurt se, në gjysmën e parë të vitit 2021, do të kemi arritur një nivel të mjaftueshëm të vaksinimit për ta lënë këtë krizë prapa, ky informacion duhet të na bëjë më shumë “të fortë dhe më të përqendruar për të respektuar masat e mbrojtjes”, theksoi Kyriakos Mitsotakis.