Nuk janë as parashikues dhe nuk kanë anjë lloj fuqie të mbinatyrshme. Gjithçka është një instikt i brendshëm që i udhëheq ato. Arrijnë të kuptojnë saktësisht se çfarë po ndodh, nëse diçka shkon keq për të mos rënë pre e mashtrimeve. “Shqisa e gjashtë” është arma e tyre e fortë e tyre.

Akrepi. Askush nuk mund ta manipulojë instiktin e Akrepit. Personat e kësaj shenje i ndjejnë gjërat pasi që në vegjëli kanë mësuar të ndjekin atë që thotë brendia. Akrepi ka një “shqisë të gjashtë” shumë të zhvilluar, të cilën e përdor si një mënyrë për të mbrojtur veten pasi shumë herë vihet në shënjestër.

Peshqit. Është një shenjë me një intuitë shumë të zhvilluar. Personat e kësaj shenje i ndjejnë dhe i kuptojnë gjërat pa u përpjekur shumë. Këta persona sapo hyjnë në një vend me njerëz të tjerë arrijnë t’i dallojnë menjërë më negativët. Janë kaq të ndjeshëm dhe nuk është aspak e lehtë të mashtrohen.

Gaforrja. Dhe Gaforrja ka një “shqisë të gjashtë” si dhe dy shenjat e tjera. Ndoshta në një shkallë më të vogël, por kjo nuk do të thotë se mund të mashtrohen kollaj. Gaforrja e ndjen se çfarë po luhet brenda mjedisit ku po qëndron, e analizon dhe vepron në përputhje me rrethanat. Nëse diçka shkon keq, Gaforrja e kupton atë menjëherë nëpërmjet zërit paralajmërues brenda vetes.