Nga Klevis Bakillari/

Nëse ndodhesh në Beograd në një ditë të vranët,e ke të pamundur të dallosh shkrirjen e këtij qyteti me qiellin. Labirinthi i fasadave gri të huton dhe të kuturis njëkohësisht. Një mori ndërtesash janë lyer në gri me hije të ndryshme dhe shumica në nevojë restaurimi. Paradoksalisht,kryeqyteti i vetëm i Bardhë në botë, që do të thotë fjalë për fjalë “Qyteti i Bardhë”, është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Serbisë me një popullsi rreth 2 milion banorë dhe ndodhet aty ku lumi Danub takon lumin Sava dhe ku Rrafshi i Panonit takon Ballkanin.

Një qytet me histori të pasur! Një nga metropolet më të vjetra në Evropë, me vendbanime të pandërprera që datojnë për të paktën 7000 vjet, Beogradi ka kaluar nëpër 115 lu ftë ra  dhe ka marrë nofkën ‘Fenix ​​i Bardhë’, pasi është shk a të rruar dhe rindërtuar më shumë se 44 herë gjatë historisë së tij. Është qytet mbi qytet ose qyteti që fle mbi veten.Bëhet fjalë për më shumë se 100 tunele, kanale, shpella dhe pasazhe nën sipërfaqen e Beogradit ku secila tregon historinë e lidhjes me perandori dhe shtete të shumta që mbretëruan atje me kalimin e epokave. Për shkak të vendndodhjes strategjike në takimin e dy lumenjëve, Beogradi është gjendur në kryqëzimin e Evropës Perëndimore dhe Lindore. Është pu shtuar nga Keltët, Romakët, Gotët, Hunët, Osmanët dhe më pas është luftuar nga Perandoria Osmane dhe Austro-Hungareze. Gjithësesi,pjesa më e madhe e arkitekturës në Beograd ka origjinën në periudhën pas Lu f tës së Dytë Botërore, por mund të gjesh gjithashtu stilin e vjetër Oriental Osman, neoklasicizmin, stilin barokë dhe ‘Art Nouveau’. Kalaja Kalemegdan e njohur si Kalaja e Beogradit dhe statuja e Viktorit janë monumente më të njohura, ato janë projektuar nga skulptori i famshëm Jugosllav dhe Evropian Ivan Mestroviç. Një nga kishat më të mëdha ortodokse në botë, Kisha e ‘Shën Savës’ është një nga simbolet më të njohura në qytet. Një xhevahir është edhe muzeu ‘Nikola Tesla’ i cili kushtohet nderimit të jetës dhe veprës së Nikola Tesla. Muzeu është i vendosur në zonën qendrore të Beogradit dhe mbanë më shumë se 160,000 dokumente origjinalë, mbi 2,000 libra dhe revista, mbi 1,200 ekspozita teknike historike, mbi 1,500 fotografi dhe pllaka fotografike të objekteve origjinalë teknikë të instrumenteve dhe aparateve dhe mbi 1.000 plane dhe vizatime. Arkivi i Nikola Teslas u regjistrua në Regjistrin e UNESCO-s në programin ‘Memoria e Botës’ në 2003 për rolin kritik në lidhje me historinë e elektrifikimit të botës.

Në qytetin përhimtë, pirja e kafesë është një ‘full time job’. Jo rastësisht,e para “kafana” (kafené) në Evropë u hap në Beograd në shek.XVI, shumë më përpara se të ndodhte në Londër, Paris e Vjenë. Më vonë do të bëhej kulla ‘Albanije’, ‘caffee house’ i parë modern dhe skyscraper i parë serb. Sot, jeta e natës gumëzhinë në ‘Silicon Valley’, një term që vendasit e përdorin për një zonë të qytetit ku ndodhen të gjitha baret, klubet, restorantet moderne dhe i referohet kirurgjisë plastike të zonjushave që zgjedhin ‘party’ atje.

Por Beogradi është edhe një ‘Beta global city’.Çdo vit, qytete të rëndësishme ekonomike globale renditen nga Instituti i Kërkimit dhe Globalizimit i cili konsiderohet si instituti kryesor që rendit qytetet e botës. Qytetet kategorizohen si qytete Alpha, Beta ose Gamma bazuar në lidhjen e tyre me pjesën tjetër të botës, rezonancën politiko-ekonomike në rajone, ndikimin kulturor e diplomatik. Qytetet alfa janë nyjet kryesore në rrjetin ekonomik global. Qytetet Beta dhe Gamma janë qytete më të vogla globale që lidhin rajonet ekonomike në rrjetin global. I vizituar prej 3 milion turistësh çdo vit, ai është dhe padron i fakteve kapitale të admirueshme. Sipas ‘Qendrës Ndërkombëtare të Tregëtisë’, Serbia eksportoi produkte me vlerë rreth 19,6 miliardë dollarë përreth globit në 2019. Eksportet më të vlefshme përfshijnë tela/kabllo elektrik të izoluar (7.7% të totalit global), goma të reja (3.8%), makina motorike (3%), produkte të çelikut,hekurit ose aliazhe (2.9%), misër (2.7%), motorë elektrikë dhe gjeneratorë (2.5%), bakër dhe kombinime të bakrit të rafinuar (2.2%),vajra të rafinuar të naftës (1.6%), ilaçe (1.4%) dhe pompa të lëngshme (1.3%).

Por rrethimet e bardha murale dikur që i dhanë emrin ‘qytet i bardhë’,janë venitur me kohën dhe Beogradi vjenë sot natyrshëm gri përmes shekujsh të errët të historisë turbulente të ekzistencës. Një ekzistencë për mbijetesë dhe për invazion! Përleshjet e lashta që prej betejës famëkeqe të Fushë-Kosovës në vitin 1389 deri në ngjarjet shek.XX, ku historia dhe mitet janë ndërthurur në një besim pothuajse fetar nacional. Çdo njeri që guxon të vendosi në dyshim nenet e këtij besimi,etiketohet si heretik.Shembull i parë ishte cari serb,Lazari, i cili në prag të be tejës u betua se “Ështe më mirë të v de së sh në betejë se sa te jetosh me turp,” në atë që përkujtohet si një disfatë e lavdishme që i dha fund perandorisë Serbe të Mesjetës dhe që çoi në pothuajse pesë shekuj errësirë nën zgjedhën Otomane.Sulltan Murati dhe cari Lazar u v r a në që të dy! Fakt është se gjatë sundimit osman në Beograd kishte 273 xhami. Sot vetëm një është shpëtuar dhe ajo është xhamia e famshme Bajrakli e vendosur në Dorçol. Mbi historinë serbe,do të lundrojnë më pas,retë e turbullta etno cide! Idetë dhe planet për Serbi të Madhe etnikisht homogjene, i kanë rrënjët thellë në politikën e Serbisë, të kodifikuara me memorandumin intern “Naçertanje” më 1844. Njihen botërisht si programe pansllaviste ruse të cilat kanë gjetur zbatim në periudha të regjimeve serbe, me synim kryesor: dalja në Jon apo Adriatik. Ishte Milan Obradoviç më 1912, që përpiloi program të posaçëm për shfa rosjen e hebrenjve, duke i the rur, duke i lënë në uri e duke i trembur që të ikin nga sytë këmbët! Më 1913, programi i Vlladan Gjorgjeviçit, për shf arosjen e shqiptarëve të Kosovës me moton “gjithë tokën dhe asgjësim të popullit kundërshtar”. Më 1921 u fabrikua plani i asgjësimit të shqiptarëve (pushteti serb krijoi kampe përqëndrimi për shqiptarët). Më 1937,programi i Çubrilloviçit ‘Për shfa rrosje totale’ dhe më 1938 Konventa me Turqinë dhe Greqinë për deportimin e shqiptarëve në Anadoll. Programi i Ivo Andriçit,1939. Programi i Moleviçit,1941. Programi i Drazha Mihailoviçit, 1942 për shfa rosjen e “ar nautëve” të cilin e zbatoi me përpikmëri A. Rankoviçi. Programi për likuidimin e shqiptarëve,1950. Memoradumi i Akademisë serbe, 1986, si dhe shumë ligje të tjera për kolonizim, popullizimin e Kosovës me serb që nga viti 1845 deri më 1995 kur Milosheviçi dhe Arkani marrin vendim që të shfa rrosen 51 për qind e shqiptarëve të Kosovës dhe kjo trevë të serbizohet. Këto plane nuk ishin vetëm të intelektualëve e politkanëve serbë, por edhe plane të Kishës Ortodokse! Vlladan Gjorgjeviç, kryeministër serb (1913), në librin “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha”, shkruan se shqiptarët ishin indian të evropës, të cilët të kujtojnë “njerëzit e lashtë, që flinin nëpër drunj, ku mbaheshin me bishtat e tyre”. Libri i Vlladanit nuk ishte satirë, por një shkrim luftarak për pe ngimin e themelimit të shtetit shqiptar.(Për Milosheviçin shqiptarët (1999), ishin “minj” !!! dhe ankohej pse europianët, “nuk po na lejojnë t’i vr as im…”! Pra shqiptarët ishin objekt i sh far ro sjes, gjithnjë, sipas politikanëve, “akademikëve” serbë, por edhe Kishës Ortodokse serbe.

Është rrënjosur një ndjenjë vi kt im izi mi tek Serbët e cila i ka verbuar ata kundër popujve të tjerë të Ballkanit.Plani vde kj epr urës për Serbinë e Madhe në fund të shek.XX, doli nga mendimet dhe shkrimet e Dobrica Çosiç, një prej romancierëve më të njohur në Serbi dhe një shkrimtar i epikave historike popullore. Çosiç ka qënë partizan gjatë Luf tës së Dytë Botërore dhe një mik i Titos për më tepër se 20 vjet, por megjithate ai nuk mundi të binte dakort me përpjekjet e Titos për të emancipuar Shqiptarët e Jugosllavise dhe u likuidua fizikisht për nacionalizëm në vitin 1968. Gjatë periudhës së frustracionit të tij,Çosiç zhvilloi një teori komplekse dhe paradoksale të pe rse kuc ionit kombëtar Serb. Pas më shumë se dy dekadave, kjo teori evoluoi në një program për Serbinë e Madhe të cilin Slobodan Milosheviçi fillimisht e bëri të tijën dhe pastaj e ndoqi. Psikologjia kombëtare Serbe e cila ka revoltuar botën që prej vitit 1991 nuk është pra produkti i një evolucioni historik në shekuj, por është fabrikuar me qëllim dhe është ku ltivuar intensivisht nga media Serbe që prej ardhjes në pushtet të Milosheviçit, në vitin 1987.Teoria e një komploti e ëndërruar nga nacionalistë të frustruar si Çosiç në fund të viteve 1960, 1970 dhe në fillim të viteve 1980 është bërë e vërtetë.

Këto janë teoria e fakteve që duhet të mësojmë e vlerësojmë, për të mos lejuar askënd të tjetërsojë faktet kur nuk përputhen me teoritë historike. Këto janë ‘hijet’ dhe kapriçot e ‘Beogradit’. Mbi të gjitha, kjo është një sagë mijvjeçare prej së cilës duhet të shkëputemi menjëherë për të jetuar sëbashku në prehrin e bardhë të lirisë dhe prosperitetit.