Lojtari më i vjetër aktiv në botë është “King” Kazoyoshi Miura. Japonezi luan për ekipin e Yokohama dhe është 53 vjeç e 8 muaj.

Ai u hodh në fushë në ndeshjen e djeshme kundër Vissel Kobes së Andres Iniestës. Miura theu sërish rekordin e ri duke qenë futbollsti më i vjetër në historinë e futbollit aktiv.

53 vjeç, 8 muaj dhe 13 ditë, “King” Miura është lojtari më i vjetër i historisë që luan një ndeshje profesioniste. Yokohoma shënoi golin e fitores, 5 minuta pasi Miura u hodh në fushë në minutën e 87′, ndërsa ekipi i tij fitoi 2-1.