17 nëntori, shënoi gjashtë vjetorin e vdekjes së këngëtarit të njohur shqiptar Dr. Florit.
Këngëtari, pjesë e grupit të njohur Ëest Side Family, vdiq në vitin 2014 nga mbidoza. Ai kishte marrëdhënie të mira me një pjesën më të madhe të estradës shqiptare dhe cilësohej si një nga miqtë e ngushtë të këngëtares Aurela Gaçe.
Së fundmi, Aurela ka ndarë një foto në rrjete sociale, ku përkujton mikun e saj tashmë të ndjerë.
“6 vjet pa ty Flor”, ka qenë përshkrimi i fotografisë, e cila fillimisht ishte publikuar nga bashkëpunëtori i tij, Landi Fornia.
Kujtojmë që Dr. Flori ndërroi jetë në moshën 35 – vjeçare, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.