Fermerët dhe agrobiznes përfitojnë mbështetje financiare deri në 2 milionë euro për investimet që do të ndërmarrin për përpunimin e fruta-perimeve. Masa 3 e Programit IPARD II, në thirrjen e tretë që hapet në datën 10 dhjetor 2020 deri 25 janar 2021, adreson në total një buxhet prej 7.6 milionë euro vetëm për sektorin e përpunimit të fruta-perimeve. Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural bën të ditur se, programi IPARD II mbështet 50% të totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit në këtë sektor.
“Dorëzimi i aplikimeve fillon nga data 10 dhjetor 2020 deri në datën 25 Janar 2021. Aplikimet duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura me titullin “Thirrje për Dorëzimin e Aplikimeve”, së bashku me titullin e masës, emrin e plotë dhe adresën e aplikantit dhe me shënimin “Të mos hapet përpara dorëzimit”, bën të ditur AZHBR.