Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, u pyet nëse situata e krijuar në Shqipërisë do të sjellë masa të forta si ato në Greqi dhe Itali.
Fico tha se për momentin përjashtohet një mbyllje e Shqipërisë.
“Kjo është një situatë e cila vlerësohet në dinamikën e vet. Sot që flasim opsioni i mbylljes së Shqipërisë do të ishte opsioni i fundit.
Sa i përket ecurisë së indikatorëve që masin situatën ne jemi akoma në momentin që ndërhyrjet e bëra do të na lejonin që të vijojmë, duke monitoruar javë pas jave.
Vlerësimi i mbylljes është i parashikuar, nuk është se nuk e kemi parashikuar skenarët që ne ndodhemi sot, mesa ju kujtoj kemi qenë tejet të qartë se ezaurimi i kapaciteteve spitalore është element i rëndësishëm për të konsideruar vijimësinë e masave drastike për mbylljen e lokaleve apo të përgjithshme”, tha ajo.