Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-se, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po zhvillojnë këtë të mërkurë seancën e dytë gjyqësore në Gjykatën e Specializuar. Konferenca pritej të niste në orën 11:00, por në një njoftim të komunikuar nga Dhomat e Specializuara u shty dhe nisi pas 45 minutave. Avokatja e Prokurorisë Speciale së Hagës gjatë konferencës për ecurinë e çështjes së Hashim Thaçit dhe ish-luf të tarë ve të tjerë të UÇK ka bërë të ditur se tashmë s’ka asnjë arsye pse gjykimi mos fillojë në verën e 2021.

“Brend 3 javëve Prokuroria Speciale e Hagës do të dorëzojë një vëllim të konsiderueshëm me materiale në mbështetje të aktakuzave, por edhe shfajësuese që janë mbi 1 mijë të tilla”, tha ajo. David Hooper, avokati i Hashim Thaçit e konsideroi absurd që gjykimi të ndodhë në qershor të vitit të ardhshëm, duke u shprehur se kjo mund të ndodh pas një viti dhe jo më 2021-shin. Ai u shpreh se Prokuroria ka kryer hetime të gjata mbi 5 vjet, dhe se ka vepruar në periudhën para Covid-it, ndërkohë që tani bota po jeton me pandeminë dhe na duhen 18 muaj që të nisim gjykimin.

“Propozimi që ky gjykim të filloj në qershor është absurd. Jo vitin e ardhshëm, ndoshta një vit më pas. Këto vlerësime të përafërta janë diskutuar me kolegë të tjerë. Sa i përket aktakuzës, kur ke përpara një aktak uzë që është e redaktuar, ku nuk jepet dita ose data, kjo nuk është adekuatë. Redaktimi duhet të jetë në një shkallë më të vogël. Këto janë mjaft detyra të rëndësishme që kryhen nga oficerë përgjegjës dhe si rezultat kemi një defekt të madh sa i përket përshtatshmërisë”, tha avokati Hooper.