Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, njoftoi të hënën për 10 fluturime të konfirmuara për ditën e martë, 3 nëntor. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.
Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e martë janë:⠀
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim